Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ftesë për media

Të dielën votohet për kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës Prishtinë, 09.11. 2013 Të nderuar media, Kemi kënaqësinë të ju ftojmë përzemërsisht në Kuvendin  inaugurues  të Odës së Mjekëve të Republikës të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të saj. Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa të pranishëm në këtë Kuvend do të jenë edhe përfaqësues së Odave Mjekësore nga vende të ndryshme, në mesin e të cilave edhe Oda Mjekësore e Gjermanisë. Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës mbahet të dielën, më 10 nëntor 2013, duke filluar nga ora 10:00 në hotelin “Swiss Diamond”, në Prishtinë. Pas zgjedhjes së kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës, do të ketë edhe një konferencë për media, në të cilën do të flasin Ministri Prof. Dr. Ferid Agani, Prof. Dr. Hysni Bajrami, kryetari i zgjedhur i Odës së Mjekëve  dhe mysafir ndërkombëtar. Në pjesën e dytë të punimeve do të mbahet Trajnimi i II-të:  Politika Profesionale e Odës Mjekësore ( të organizuar nga Shoqata Gjermane Mjekësore- Bundesarztekammer).