Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ftesë për media

Të nderuar/a,

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë,ekspertë të shëndetësisë publike, profesionistët shëndetësor në lëmin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, përfaqësues të Organizatave Qeveritare dhe Jo-Qeveritare do të marrin pjesë nesër në prezantimin e rezultateve të Evaluimit të Shërbimeve të Imunizimit përmes metodës së LOT-it, që do të bëhet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) në Prishtinë.

Evaluimi është realizuar nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe përkrahur nga zyra e UNICEF-it në Kosovë nga fondet e Qeverisë së Luksemburgut.

Prezantimi këtyre rezultateve do të bëhet nesër ( e mërkurë), më 03. 11. 2010, nga ora 10:00 -11:00 në IKSHP në Prishtinë.

Gjeni të bashkëngjitur në attachment agjendën dhe materialet e këtij takimi në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.