Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Furnizimet me barna po bëhen krejtësisht sipas ligjit

Pjesë e këtij komisioni kanë qenë përfaqësuesit e MSH-së, QKUK-së, të Agjensionit Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM), ndërsa tenderi është zhvilluar pasi në takimin e datës 26.01. 2009, të mbajtur në MSH, janë miratuar njëzëri kriteret e këtij tenderi, pjesë e të cilit komision kanë qenë edhe zyrtarët e Agjensisë së Prokurimit Publik (APP) dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP).

Departamenti i Prokurimit ka zbatuar me përpikëri të plotë kriteret e përcaktuara dhe asnjë kontratë nuk është nënshkruar pa dëshminë e pagesës për autorizim marketingu pranë AKP-së për produktin e fituar siç është kërkuar nga Komisioni që ka përcaktuar kriteret, ku njëri prej tyre ka qenë që operatori ekonomik i cili e fiton tenderin, obligohet që para nënshkrimit të kontratës me MSh-në, t’i dëshmojë Departamentit të Prokurimit dëshminë e pagesës për Marketing Autorizim pranë AKPM-së për produktin e fituar.

Ndërkohë, edhe Departamenti i Farmaceutikës, duke vlerësuar se bëhet fjalë për furnizime të rëndësisë së veçantë për të gjitha strukturat shëndetësore, ka vlerësuar se të gjitha kompanitë të cilat nuk kanë poseduar Autorizim Marketingu pranë AKPM-së për produktet e fituara kanë dëshmuar pagesën dhe i kanë nënshkruar kontratat për furnizim me barna sipas procedurave ligjore.

Gjithashtu, Departamenti Ligjor i MSh-së ia ka bërë të qartë zyrtarisht me shkresë AKPM-së se duhet të respektohet Ligji për Produkte Medicinale dhe Pajisje Medicinale nr. 26/2003,  përkatësisht neni 5, pika 5.6,  ku thuhet se “nëse paraqitet nevoja nga profesionistët shëndetësor apo institucione shëndetësor për produkte medicinale të pa autorizuar për të kuruar një pacient apo një grup pacientësh, një institucion i caktuar shëndetësor mund të autorizohet për import të produktit medicinal apo veterinar të nevojshëm nga prodhues apo furnizues të huaj në mënyrë që të jetë në pajtim me procedurat e definuara në këtë ligj dhe aktet normative plotësuese të tij si dhe të kërkohet aprovimi me shkrim i AKPM-së apo nga SHVK”.

Po ashtu,  Departamenti Ligjor ia ka rikujtuar AKPM-së edhe shkresat e tjera që u referohen kritereve për tender, të cilat i kanë nënshkruar në mesin e të tjerëve, edhe vetë kryeshefi ekzekutiv i AKPM-së dhe drejtoresha e Departamentit të Autorizim Marketingut pranë AKPM-së.

MSh ka bërë të ditur se në mbikëqyrje të tenderit të barnave ka qenë edhe Agjencioni Kosovar kundër Korrupsionit, si element i sigurisë së zbatimit të tenderit.

MSh dëshiron të bëjë të ditur se furnizimi me barna nuk mund të bëhet sipas inercionit të individëve apo grupeve të caktuara të interesit, por është pjesë e objektivave primare të Ministrisë së Shëndetësisë që do të realizohet ekskluzivisht duke iu përmbajtur procedurave ligjore, respektimi i të cilave mund të argumentohet në çdo kohë.