(I)
Krijon politikën dhe implementon ligjet e një sistemi jo diskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor;
(II)
Koordinon aktivitetet në sektorin e shëndetësisë dhe në lëmin e mbrojtjes së mjedisit për nxitjen e zhvillimit koherent të politikës për shëndetësi dhe mbrojtjen e mjedisit;
(III)
Vendos norma dhe standarde dhe nxjerr udhëzime për sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjen e mjedisit duke i respektuar standardet relevante ndërkombëtare;
(IV)
Mbikëqyr zbatimin e këtyre standardeve, duke përfshirë edhe inspektimin dhe shërbimet tjera sipas nevojës;
(V)
Përcjell situatën e shëndetësisë dhe implementon masat adekuate për të parandaluar dhe kontrolluar problemet në lëmin e shëndetësisë;
(VI)
Menaxhon shfrytëzimin dhe zhvillimin e infrastrukturës që ndërlidhet me kujdesinshëndetësor dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjegjësinë e kësaj ministrie;
(VII)
Përkrah pjesëmarrjen, iniciativat dhe zhvillimin e aktiviteteve të komunitetit që ndërlidhen me shëndetin dhe mbrojtjen e mjedisit;
(VIII)
Krijon politikën, zbaton ligjet dhe mbikëqyr aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit duke përfshirë edhe resurset e ujit, ajrin, tokën dhe biodiversitetin;
(IX)
Merr pjesë në zhvillimin dhe implementimin e fushatës për informim publik dhe të projekteve të tjera promovuese për të rritur vetëdijesimin publik dhe pajtueshmërinë me standardet shëndetësore dhe mbrojtjen e mjedisit;
(X)
Monitoron dhe konstaton gjendjen e mjedisit, në veçanti ndikimin e veprimtarisë industriale, të shërbimeve publike dhe të veprimtarisë ekonomike, meqë ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit;
(XI)
Inkurajon zhvillimin e arsimit shëndetësor dhe të mjedisit për të ngritjen e njohurive dhe kompetencave në lëmin e shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit;
(XII)
Krijon politikën për menaxhimin e resurseve të ujit dhe mbikëqyr implementimin e tyre;
(XIII)
Përkrah zhvillimin, implementimin dhe transferimin e teknologjive të pastra;
(XIV)
Në bashkëpunim me ministritë tjera përkatëse, identifikon fushat që duhet mbrojtur për të mirën e popullatës, krijon politikën dhe implementon masa për ruajtjen dhe administrimin e tyre;
(XV)
Siguron inkorporimin e planit hapësinor mbarëkosovar në politikën dhe programet e Qeverisë dhe mbikëqyr implementimin e tyre nga autoritetet përkatëse dhe
(XVI)
Ministria e Shëndetësisë ka këto përgjegjësi: