Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Gashi: Po e shëroj shëndetësinë e Kosovës

{slimbox images/stories/Kumtesa/AlushGashi.jpg, images/stories/Kumtesa/TAlushGashi.jpg, Bota Sot}

Intervistë me Alush Gashin, Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës e botuar në “Bota sot”

Për gjendjen në shëndetësinë e Kosovës, flet ministri i Shëndetësisë, dr. Alush Gashi, njeriu më përgjegjës profesionalisht dhe politikisht për të „shëruar“ mjekësinë e sëmurë të Kosovës
 
Bota Sot: Z. Ministër, meqenëse jeni mjek me profesion, por që në këto 20 vjet të fundit merreni me politikë. Sa keni arritur ta “shëroni” gjendjen në shëndetësinë e Kosovës?

A. Gashi: Jo vetëm si politikan, por edhe si profesor në Universitetin e Prishtinës dhe si mjek që kam filluar karrierën time në Drenas, e deri te ballafaqimi i fuqishëm si Dekan me soldateskën serbe, për këto 20 vite kujtoj shumë suksese të cilat më bëjnë të ndjehem mirë. Unë jam i përkushtuar për ligj dhe parime..