Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Gjermania i dhuroi MSh-së 144.960 teste rapide për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u takua sot me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde për të pranuar donacionin e radhës prej 144.960 rapid testeve nga Gjermania.

Duke shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, Ministri Vitia tha: “Ne jemi të nderuar të pranojmë furnizimin e 144.960 rapid testeve nga partneri ynë i vazhdueshëm, Qeveria gjermane, në mënyrë që të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes pandemike në Kosovë.” Tutje Ministri Vitia shtoi: “E falënderojmë Ambasadorin për mbështetjen e ngritjes së vazhdueshme të fuqisë testuese për diagnostikim të COVID-19. Nga këtu, ne shprehim mirënjohjen tonë për ekipet mjekësore, stafin mbështetës në të gjithë vendin për punën e tyre të vështirë çdo ditë, në shërbim të shëndetit publik.”

Ambasadori z. Rohde theksoj rëndësinë e zbulimit dhe parandalimit të infeksionit COVID-19. “Virusi është akoma shumë i pranishëm në shoqëritë tona dhe mbetet një kërcënim. Gjermania mbetet në krah të Kosovës dhe vazhdon të mbështesë përgjigjen e qeverisë kundër COVID-19.”