Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Grupet punuese punojnë në Ligjin për Sigurime Shëndetësore dhe Ligjin e ri për shëndetësi

Gjatë punës së sotme të grupeve, Ministri Agani, i ka njoftuar anwtarwt e grupeve punuese me përparimet fillestare të bërë në ripunimin e këtyre dy ligjeve, me komentet e para që janë bërë në to dhe me dinamikën e ecjes së mëtejme, me qëllim që këto dy ligje bazë të reformës të jenë punuara dhe të dërgohen në Qeveri brenda njëqind ditëshit të parë të mandatit të Ministrit Agani në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë punës në grupe janë dhënë ide dhe sugjerime të ndryshme për përmbajtjen e ligjeve, si dhe janë zhvilluar edhe debate në mënyrë që ligjet si produkte finale të jenë përmbajtësore dhe t’u përgjigjen nevojave të kohës në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Sipas dinamikës së përcaktuar, grupet punuese do të mblidhen çdo javë deri në përfundimin e këtyre dy ligjeve dhe dërgimin e tyre në Qeveri e Kuvend, ndërsa këto dy ligje konsiderohen si një prej shtyllave të reformës të cilën në shëndetësi e ka nisur Ministri Ferid Agani.