Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Grupi “Iniciativa-Institucionet Mike të foshnjës” vlerësoi punën për Kujdesin ndaj nënave dhe fëmijës

Dr. Merita Vuthaj (MSH) tha se MSh përmes kësaj zyre dhe Grupit për institucionet –Mike të foshnjës është angazhuar në përmbushjen e standardeve të kërkuara sipas OBSH-së dhe UNICEF-it për të mundësuar përkrahjen e të ushqyerit me qumësht të gjirit. MSh, theksoi ajo, ka përpiluar Ligjin për të promovuar dhe përkrahur të ushqyerit me gji dhe ka hartuar edhe UA për ta përkrahur implementimin.
MSH deri tani ka licencuar 18 maternitete si institucione mike të foshnjës, kurse këtë vit, ky grup IMF ka vlerësuar edhe 3 maternitete që i plotësojnë kushtet që të shpallën institucione mike të foshnjës (QKMF e Lipjanit, Klinës dhe Malishevës), të cilave sot iu ndanë pllakat e për IMF.
Dr. Mynevere Hoxha, kryesuese e Grupit IMF prezantoi aktivitetet një vjeçare të këtij grupi, duke theksuar se angazhimet kanë qenë në frymën e përmbushjes së objektivave të Mijëvjeçarit dhe promovimin e të ushqyerit me gji si mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve.
Zyrat e OBSH-së dhe UNICEF-it në Kosovë ndërkaq, premtuan se do t’i mbështesin aktivitetet për kujdesin ndaj fëmijës dhe nënës dhe në vitin që po vie.