Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Grupi menaxhues për A H1N1 vazhdon zbatimin e masave preventive

Në kohën kur në botë Gripi A H1N1 ka shkaktuar rreth 6 mijë të vdekur dhe kur rastet e konfirmuara në nivel botëror janë rreth 600 mijë, në takim, u bë e ditur se në Kosovë deri tash janë konfirmuar 146 raste pozitive që në përpjesëtim me numrin e popullsisë, janë shifra të përafërta me ato të vendeve të rajonit, ndërkohë që mostrat e rasteve të vdekjeve nga Gripi A H1N1, do të dërgohen edhe për nga një analizë shtesë, sipas të gjitha gjasave në laboratorin e Londrës.

Kjo me qëllimin që hiqen të gjitha dilemat dhe të bëhet një lloj evaluimi i punës së Qendrës Kombëtare për Grip të Kosovës, për të cilën, u tha se ka qenë një nga hallkat e suksesshme bashkë me komunikimin deri tani në menaxhimin e pandemisë.

Grupi ka rekomanduar që ditëve të vijnë spitalet rajonale dhe qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë të furnizohen edhe me sasi të tjera të medikamentit  Tamiflu, ndërkohë që infektologët rajonalë dhe specialistët gjegjës do të rekomandohen që ta përshkruajnë këtë ilaç te pacientët, tek të cilët definojnë rastin si rast të Gripit.

Grupi ka kërkuar që ditëve që vijnë, IKSHP të bëjë një plan të distribuimit dhe të vaksinimi  për vaksinat kundër Gripit A H1N1, që në dhjetor pritet të vijnë si donacion i OBSH-së, ndërkohë që qytetarët luten që t’i zbatojnë këshillat preventive kundër Gripit dhe të vaksinohen, duke pasuar parasysh se vaksinat e sjella në Kosovë, janë të certifikuara nga OBSH dhe Agjensioni Evropian për Produkte Mjekësore.