Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Grupi për A H1N1 diskutoi për situatën rreth Gripit

Në Klinike Infektive janë të shtrirë 6 pacientë nën observim klinik dhe të dyshuar për A H1N1, një në Mjekimin Intensiv Qendror, dhe një tjetër në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Grupi për menaxhimin e gripit A H1N1 në këtë takim ka kërkuar nga Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse i Kosovës që të jap një rekomandim se sa vaksina kundër gripit A H1N1 duhet të blihen nga Ministria e Shëndetësisë, e cila është në përfundim të procedurave të prokurimit, duke marrë në shqyrtim të gjitha të dhënat rreth gripit të ri pandemik në Kosovë dhe zhvillimet edhe në nivelin global.