Grupi për menaxhimin e pandemisë së Gripit të ri pandemik A H1N1 ka mbajtur sot takimin e rregullt të punës, në të cilin është shqyrtuar situata epidemiologjike në vend rreth gripit.
Në këtë takim u vlerësua se situata është nën kontroll, por ende mbetet serioze dhe kërkon vëmendje dhe vigjilencë të shtuar.
Sipas të dhënave zyrtare të IKSHP-së, numri i rasteve të konfirmuara si pozitive në A H1N1 është 324, numri i të vdekurve 14, derisa në Klinikën Infektive janë të shtrirë 4 pacientë nën observim klinik.
Në këtë takim, u tha se masat preventive janë duke vazhduar në nivel vendi, institucionet shëndetësore kanë një furnizim stabil me Tamiflu dhe medikamente të tjera kundër gripit, derisa inkurajohet marrja e vaksinës, pasi që ka ende doza të mjaftuara të sjella si donacion nga Republika e Turqisë.
Ndërkohë, pritet që OBSH të sjellë në Kosovë 100 mijë vaksina, dhe institucionet do të ndërmarrin një fushatë vetëdijesuese për marrjen e saj, duke pasuar parasysh se përkundër hezimtimeve të shprehura, në shumë vende të botës shkalla e vaksinimit kundër A H1N1 ka qenë e lakmueshme.