Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Grupi për menaxhimin e pandemisë po zbaton masat kundër Gripit A H1N1

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mybera Mustafa dhe U. D. i  Sekretarit Permanent i MSH-së, Haxhi Kamberi kanë bërë të ditur se në qendrat shëndetësore, krahas furnizimeve të rregullta do të ketë edhe furnizime të tjera emergjente për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me barna dhe mjete mbrojtëse.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se që nga 15 korriku i këtij viti e deri  në ditën e sotme IKSHP ka regjistruar 85 raste të dyshimta të Gripit A H1N1, 22 prej tyre në 24 orëshin e fundit.

Prej krejt këtyre rasteve, 39 kanë rezultuar A H1N1 pozitive, një rast ka përfunduar me vdekje, derisa të tjerat kanë rezultuar negative.

Kurse, Shemsedin Dreshaj, drejor i Klinikës Infektive, bëri të ditur se në këtë klinikë sot po trajtohen 6 raste të diagnostikuara me AH1N1 pozitive dhe 5 raste të tjera të dyshimta.  Këto raste, sipas Dreshajt, kanë gjendje stabile shëndetësore.

Në takim u fol edhe për masat që po ndërmarrin Inspektorati Sanitar dhe Inspektorati Shëndetësor, ndërkohë që u theksua se, tash për tash, IKSHP nuk e rekomandon ndërprerjen e mësimit në shkolla.  Nëse ka nevojë për një gjë të tillë, MSH dhe IKSHP do t’ia rekomandojnë këtë masë Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë.