Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Grupi punues për A H1N1 u jep drejtorateve komunale udhëzimet e reja për Gripin

Ministria, bashkë me palët e tjera të involvuara në menaxhimin e situatës, ka ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara deri tash nga OBSH, ka theksuar Kamberi, duke kërkuar që këto masa të zbatohen me përpikëri edhe në nivelin primar dhe sekondar.

Drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani ka prezantuar situatën epidemiologjike në vend që rezulton me 167 raste të konfirmuara të A H1N1 në Kosovë, 10 raste që kanë përfudnuar me vdekje (exitus letalis) dhe rastet sporadike deri tash tek nxënësit në shkolla, që sipas tij, ka qenë arsye kryesore që të mos vjen deri te ndërprerja e mësimit.

Krahas dorëzimit të udhëzuesit që edhe infektologët rajonalë dhe specialistët ta japin Tamiflu, që dje iu shpërnda drejtorateve komunale për shëndetësi nga MSh.

Drejtori i Klinikës Infektive Shemsedin Dreshaj ka shpjeguar mënyrat e trajtimit klinik të rasteve deri më tani dhe ai ka kërkuar që rastet e definuara si grip, sa më parë të trajtohen me Tamiflu.

Sipas tij, shumica prej rasteve që deri tash kanë përfunduar me vdekje, janë paraqitur me vonesë te mjeku, si dhe kanë pasur edhe komplikime të tjera nga të cilat më e shpeshta insuficienca respiratore akute.

Shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla, ka folur për vaksinat e rekomanduara, të cilat, ka thënë ai, janë të cerifikuara nga OBSH-ja dhe Agjensioni Evropian për Produkte Mjekësore. Si të tilla, ka thënë ai, vaksinat janë të sigurta.

Në këtë takim, drejtorët kanë folur për përvojat e tyre në rastet e deritanishme dhe gjendjen sa i përket menaxhimit, ndërsa ka qenë konkluzion i përbashkët, që të gjitha strukturat duhet të tregohen të vëmendshme dhe të sillen me përgjegjësi, duke rritur sistemin e raportimit dhe menaxhimit klinik, sepse, nuk përjashtohet mundësia që edhe valë të tjera të pandemisë të sjellin raste të shumta.

Ministria e Shëndetësisë ndërkaq, edhe një u bën thirrje edhe një herë qytetarëve për vigjilencë, kujdes dhe zbatim të masave preventive. Gjendja është serioze dhe kërkohet angazhim i shtuar.