Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Grupi punues për pandeminë e A H1N1 takon drejtorët shëndetësorë dhe krerët e Qendrave të Mjekësisë Familjare

Një ditë më pas ndërkaq, të mërkurën, në Qendrën e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Gripi punues për menaxhimin e pandemisë do të takohet me drejtuesit e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës për të analizuar rrjedhën e deritanishme të Gripit dhe masat që duhet ndërmarrë ditëve në vijim.

Në këto takime pritet që drejtoratet komunale për shëndetësi dhe krerët e Qendrave të Mjekësisë Familjare të marrin udhëzime të tjera praktike se si të menaxhohet më tej rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me gripin sezonal dhe Gripin e ri pandemik, avancimin e sistemit të raportimit të rasteve dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin praktik të rasteve të konfirmuara.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me zbatimin praktik të këshillave mbrojtëse kundër Gripit, përcjelljen e masave të rekomanduara dhe paraqitjen me kohë te mjeku sapo të vërejnë shenja të dyshimta gripi, para së gjithash temperaturë të lartë mbi 38.5 shkallë.

Në të kundërtën, lajmërimi me vonesë te mjeku kompromiton mjekimim me sukses të rasteve.

Ministria rikujton se Komiteti Nacional për Sëmundja Ngjitëse ka rekomanduar marrjen e vaksinës kundër Gripit të ri A H1N1, kështu që luten kategoritë e përcaktuara për marrjen e vaksinave nga kontigjenti donacion i Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës, që ta bëjnë këtë.