Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

HANDIKOS-i dhuron karroca për QKUK-në

 

Prishtinë, 20.08.2010

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë, u bë dorëzim-pranimi i 5 karrocave, donacion ky që organizata joqeveritare “HANDIKOS” e dedikon  për nevojat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS-it tha se kjo nuk është hera e parë që kjo organizatë ndihmon institucionet shëndetësore me pajisje të këtij lloji, megjithëse sasi simbolike, shpreson se sa do pak do t’i përmirësoj kushtet për pacientët.
Dr. Lulzim Çela, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ka falënderuar donatorët dhe ka inkurajuar ata për punën që bëjnë duke theksuar se do të jetë një zë i fuqishëm për të avokuar për të drejtat e personave me nevoja të veçanta. Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të hartoj dhe zbatoj politika anti-diskriminuese që do tu garantojnë të drejtë dhe qasje në shërbime shëndetësore të gjithë qytetarëve pavarësisht gjinisë, moshës apo kufizimit të aftësisë.
 HANDIKOS-i është organizatë joqeveritare, që mbështetet financiarisht nga Ambasada Finlandeze, ashtu edhe nga shumë donatorë të tjerë ndërkombëtar. Ka rrjet aktiv në 26 komuna të Kosovës, me 14 qendra që ofrojnë shërbime rehabilituese direkte për fëmijë si dhe 12 zyra lokale të cilat janë në shërbim të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara.