Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është agjencion ekzekutiv i Ministrisë, që realizon të drejtat, obligimet, përgjegjësitë, dhe autorizimet përkitazi me negocimin dhe kontraktimin e shërbimeve nga Lista e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe Lista e
barnave dhe materialit harxhues medicinal, nga institucionet e licencuara shëndetësore në të gjitha format e pronësisë, si dhe grumbullimin e të gjitha mjeteve financiare për këtë qëllim.

Përparësi me rastin e kontraktimit të shërbimeve kanë institucionet e akredituara shëndetësore.

FSSH përcakton skemën stimulative për performancën e profesionistëve shëndetësorë dhe shërbimet përkatëse profesionale në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor, të bazuar në kritere objektive dhe transparente të përmbushjes së indikatorëve të vëllimit dhe cilësisë së
shërbimeve të kujdesit shëndetësor të përcaktuara me akt nën-ligjor të nxjerr nga Ministria.

Themelimi, organizimi, modalitetet e kontraktimit, dhe funksionimi i përgjithshëm i FSSH rregullohet me akt nën-ligjor të nxjerrë nga Qeveria

Lista Esenciale sipas VEN dhe ABC Indikatoreve

Për më shumë vizito- https://fssh.rks-gov.net/

Mr.Sci. Sejdë Tolaj (Phd) – U.D. Drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Kontakti:
038 – 200 – 24 – 514
Sejde.tolaj@rks-gov.net