Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Hyjnë në fuqi masat e reja anti Covid-19

Nga sot, në orën 18:00, janë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës lidhur me Covid-19.

Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

 Në zonën e kuqe  bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës  dhe janë 9 komuna si:

Komuna e Prishtinës, Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës, Pejës dhe Ferizaj.

 Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm  me 76 deri me 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat (19) në vijim:

Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Leposavic, Deçan, Klinë, Drenas, Prizren, Hani i Elezit, Suhareka, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Kamenica, Ranillugu, Parteshi, Vitia, Kaqaniku dhe Kllokoti.

 Në zonën e gjelbërt  bëjnë pjesë komunat (10) me rrezik të ulët, me 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat si në vijim:

Malisheva, Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Rahoveci, Juniku, Skenderaj, Istogu, Zubin Potoku dhe Zveçani.

 Të nderuare qytetarë,  

 Pa ndihmën dhe përkrahjen tuaj, nuk mund të arrijmë sukses.

Pengimi i virusit është prioritet. 

Prandaj, të bëhemi bashkë  për ta fituar këtë luftë nga një armik i përbashkët.

Bashkëpunimi, mirëkuptimi, besimi, durimi, guximi dhe solidariteti, janë të tepër të domosdoshëm për të gjithë neve!.

Komunat me rrezik të lartë (Në zonën e kuqe):

Komuna e Prishtinës

Komuna e Fushë Kosoves

Komuna e Gjakovës

Komuna e Gjilanit

Komuna e Pejës

Komuna e Ferizajit

Komuna e Podujeves

Komuna e Shtimes

Komuna e Obiliqit

Komunat me rrezik të mesëm (Në zonën e verdhë):

Komuna e Mitrovicë së Veriut

Komuna e Mitrovicës së Jugut

Komuna e Drenasit

Komuna e Vushtrrisë

Komuna e Leposaviqit

Komuna e Deçanit

Komuna e Klinës

Komuna e Ranillugut

Komuna e Prizrenit

Komuna e Graçanices

Komuna e Kaçanikut

Komuna e Kamenicës

Komuna e Kilokotit

Komuna e Lipjanit

Komuna e Novobërdës

Komuna e Parteshit

Komuna e Suharekës

Komuna e Vitisë

Komuna Hani i Elezit

Komunat me rrezik të ulët (Në zonën e gjelbërt):

Komuna e Dragashit

Komuna e Istogut

Komuna e Junikut

Komuna e Malisheves

Komuna e Mamushes

Komuna e Shterpces

Komuna e Skenderajit

Komuna e Rahovecit

Komuna e Zubin Potokut

Komuna e Zvecanit