Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

IKSHP e AKPM nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 17 dhjetor 2013

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) dhe Agjensioni Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM) dhe nënshkruan sot Marrëveshje të bashkëpunimit.

 

Marrëveshja u nënshkruar nga Drejtori ekzekutiv i IKSHP-së, Naser Ramadani dhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të AKPM-së, Arianit Jakupi.

 

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, midis këtyre dy institucioneve do të bëhet shkëmbimi dhe edukimi i kuadrove të laboratorëve për analizë dhe kontroll të kualitetit të produkteve medicinale; shkëmbimi i përvojave për aplikimin e standardit ISO/IEC 17025 dhe normave të GLP; do të kryhen analiza të dyanshme të produkteve të ndryshme dhe do të identifikohen çështje teknike të veçanta, të cilat mund të përbëjnë bazën e projekteve të bashkëpunimit.