Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka filluar sot shpërndarjen e vaksinave kundër Gripit të ri pandemik A H1N1 (Focetria), të cilat një ditë ma parë, si donacion i Republikës së Turqisë kanë arritur në Kosovë.
IKSHP, në mbledhjen e sotme të Bordit ka rekomanduar që vaksina të jepet me prioritet për dy grupet më të rrezikuara: punëtorët shëndetësor dhe personat me sëmundje kronike (të indikuar nga mjeku klinicist).
Vaksinat kanë filluar t’u shpërndahen institucioneve shëndetësore (sipas listës së planifikuar) dhe do të monitorohen nga epidemiologët e Institutit.
Ndërkohë, IKSHP shpjegon se vaksina rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe EMEA (Agjensioni evropian për produkte medicinale) dhe Ministria e Shëndetësisë u kërkon institucioneve që të fillojnë me vaksinimin sipas kategorive të lartpërmendura.