Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

IKSHP kërkon që MASHT të urdhërojë shkollat të raportojnë mungesat e nxënësve në shkolla

Po ashtu, IKSHP ka kërkuar që të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të gjjtha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare në shkolla.

Ky indikator për ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është bazë solide për të prognozuar ecurinë e gripit pandemik A H1N1 dhe njëherit bazë e sigurt shkencore për të ju rekomanduar në ditët në vijim për nevojat eventuale të ndërprerejs së përkohshme të mësimit në shkolla.

Këto rekomandime të IKSHP-së vijnë duke pasur parasysh grumbullimin e madh të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosvës dhe situatës epidemiologjike në Kosovë, në përgjithësi, e në veçanti problematikës së masave parandaluese të pandemisë së gripit të ri A H1N1.