Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

IKSHP konfirmon një rast me AH1N1 në Kosovë

Qendra Kombëtare e Gripit në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) të Kosovës, ka konfirmuar sot rastin e parë pozitiv të Gripit A H1N1 të këtij sezoni në Kosovë.

Bëhet fjalë për një 37 vjeçar nga Prishtina, i cili si i dyshimtë është shtruar më 19 dhjetor 2010 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe pas analizës së mostrave të kryera në Qendrën Kombëtare të Gripit, në laborator është konfirmuar si rast pozitiv në A H1N1.

MSH dhe IKSHP u bëjnë thirrje qytetarëve të vendit që të mos e marrin me shqetësim këtë rast, të respektojnë masat preventive që vlejnë edhe për Gripin të zakonshëm sezonal, ndërsa nga institucionet kërkohet që të ngritet niveli i vigjilencës dhe të raportohet secili rast i dyshimtë si nga institucionet publike ashtu edhe ato private shëndetësore.

MSH, IKSHP dhe QKUK janë në gjendje gatishmërie për t’u përballur me raste eventuale të gripit A H1N1.

Më shumë informata të nevojshme për Gripin A H1N1, mund të gjeni në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, në rubrikën e veçantë Gripi A H1N1.
www.msh.rks-gov.net