Prej tyre 11 mostra janë të prodhuesit “Verde” prej të cilave 4 mostra nuk i përgjigjen deklaracionit, nga prodhuesi “Nektar” janë analizuar 25 mostra nga të cilat 4 mostra nuk i pëgjigjen deklaracionit, derisa 15 mostra janë të prodhuesit “Takovo” prej të cilave 4 mostra nuk i përgjigjen deklaracionit.
Pas kryerjes së analizës së mostrave, Inspektorati Sanitar u kërkon subjekteve afariste që të heqin nga tregu prodhimet të cilat nuk u përgjigjen deklaracionit dhe do ta bëjë inspektimin e zbatimit të kësaj kërkese, ndërkohë që produktet, të cilat u përgjigjen deklaracionit, do të kenë të drejtë të jenë në treg.