Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

IKSHP nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Institutin “Robert Koch”

Një delegacion i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) me drejtorin Naser Ramadani po qëndron në vizitë tri ditore në Berlin, ku është takuar me Drejtorin e Institutit “Robert Koch”, me të cilin janë biseduar format e mundshme të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë publike.

Në këtë takim, palët janë pajtuar që të bëjnë një Memorandum të bashkëpunimit në fushat e epidemiologjisë dhe mikrobiologjisë për tulareminë, brucellozën, Ethet -hemorragjike dhe Pandeminë e Gripit të ri A H1 N1.

 Gjithashtu, IKSHP mori pjesë edhe në Konferencën e 6-të ndërkombëtare të tularemisë, me një prezantim mbi epidemiologjinë e Tularemisë në Kosovë prej vititi 1999 e deri më sot.