Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

IKSHP shënon 85 vjetorin e themelimit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) shënon nesër 85 vjetorin e themelimit të tij.

Ky përvjetor do të shënohet me një manifestim në këtë institut, ku do të shfaqet dokumentari me faktet dhe arritjet e IKSHP-së, gjatë këtyre vjetëve.

Në shënimin e 85 vjetorit të IKSHP-së, do të jenë të pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Kosovës , Dr. Fatmir Sejdiu, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bujar Bukoshi,  Stephan Stein, drejtor mjekësor i NATO/KFOR-it, Johannes Wedenig, shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, dr. Skënder Syla (OBSH-Zyra në Prishtinë), dr. Eduard Kakariqi nga IKSHP –Tiranë, dr. Shaban Mehmeti nga IKSHP-Shkup si dhe personalitete të tjera nga fusha e shëndetësisë dhe ajo publike.

Manifestimi mbahet më 4 qershor 2010, në ora 11: 00, në lokalet e IKSHP-së, në Prishtinë.

Ftohet mediat ta përcjellin këtë ngjarje!