Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

IKSHP: Situata epidemiologjike në Kosovë me E. Coli është e qetë

 
Zyrtarët gjermanë në fillim kanë theksuar se epidemia është pasojë e trangujve të kontaminuar me prejardhje nga Spanja. Sot, ky fakt është demantuar nga laboratoret e BE-së, ngase në laborator nuk ka mundur të konfirmohet burimi i infeksionit nga trangujt dhe analizat e tokës dhe ujit në serrat spanjolle rezultojnë negative. Por, një kontamimin i tërthortë gjatë transportit brenda Gjermanisë nuk përjashtohet.
 
Pos në Gjermani, janë raportuar raste të sëmundjes në Zvicër (1 rast), Poloni (1 rast), Holandë (3 të hospitalizuar), Suedi (1 rast fatal dhe 41 të sëmurë), Danimarkë (14 raste të konfirmuara), Britani të Madhe (3 raste të infektuara) dhe SHBA (2 raste), Francë (3 raste të dyshimta), Portugali (3 raste). Të gjitha rastet kanë lidhshmëri.
 
Më 31 maj rezultatet laboratorike gjejnë toksinën e prodhuar nga E.coli në dy mostra të trangujve, por jo tipin O104 i cili është gjetur te pacientët e sëmurë. Kjo përjashton origjinën spanjolle të infeksionit me tranguj. Akoma nuk është gjetur burimi i vërtetë i kontaminimit. Të njejtën ditë në Suedi regjistrohet rasti i parë i vdekjes nga E.coli, një grua 50 vjeçare e cila është infektuar gjatë një udhëtimi në Gjermani. 41 raste të trajtuara në spitalet suedeze kishin lidhshmëri me epideminë gjermane.
 
Situata epidemiologjike në Kosovë me E.coli është e qetë duke pasur parasysh se nuk ka raste të raportuara të sëmundjes me simptoma të ngjashme.
 
Instituti Kombëtar është duke përcjellur me vëmendje situatën epidemiologjike në Evropë dhe për çdo mundësi eventuale të raportimit të ndonjë rasti do të merren me kohë masa adekuate kundërepidemike.
 
Aktualisht rekomandohet që:
 
1.    Mos të konsumohet tranguj, domate dhe marula (letonez) me origjinë të dyshimtë;
2.    Të gjitha perimet që përdoren për sallatë të freskët të lahen mirë me ujë higjienik;
3.    Të zihet mishi dhe produktet e mishit;
4.    Ndërmarrja e të gjitha masave të kontaminimit të ushqimit prej përgaditjes e deri të konsumimi;
5.    Të lahen shpesh dhe mirë duartë me sapun;
6.    Prodhuesit e perimeve t’u përmbahen protokolleve të prodhimit dhe ruajtjes higjienike në të gjitha etapat.