Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Imunizimi i fëmijëve -storie suksesi në shëndetësinë kosovare

Kështu u tha sot në një takim në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u bë prezantimi i të gjeturave dhe rekomandimeve pas shqyrtimit të programit të imunizimit që prej datës 1 tetor e  deri më sot, u bë nga një  ekip ndërkombëtar i ekspertëve te UNICEF-it, OBSH-së dhe CDC-së, në bashkëpunim me zyrat respektive në Kosovë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Në këtë takim, Ministri i Shëndetësisë, prof. dr. Ferid Agani i ka njohur ekspertët ndërkombëtar:  Dr. Oya Zeren Afsar, z. Eric Laurent, Carla Lee dhe Oleg Benes me situatën në sektorin shëndetësor të Kosovës, procesin e reformave që ka filluar dhe në këtë aspekt, edhe me rëndësinë që do t’i jepet programit të zgjeruar të imunizimit në kuadër të riorganizimit të sistemit shëndetësor në vend dhe të shërbimeve shëndetësore.
Ministri Agani është zotuar se rekomandimet e dhëna nga misioni i ekspertëve ndërkombëtare sa i përket shqyrtimit të programit të imunizimit në funksion të avancimit të këtij procesi.

Në mesin e rekomandimeve të dhëna në këtë proces, janë që të forcohet procesi i monitorimit dhe evaluimit për shërbimet e imunizimit, krijimi i një Strategjie dhe një plani afatgjatë të imunizimit me  vaksinat e reja, etj.

Në këtë takim u theksua edhe fakti që me ndihmën e OBSH-së dhe UNICEF-it më 2003 në Kosovë janë vaksinuar mbi 500.000 fëmijë kundër fruthit dhe rubellës, që ka dhënë rezultatet të shkëlqyeshme, ndërkohë që sipas të dhënave të IKSHP-së, rreth 95 për qind e fëmijëve në Kosovë vaksinohen sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.