Në Spitalin Regjional të Gjilanit, do të zhvillohet sot ceremonia e inaugurimit të projektit të përfunduar për Efikasitet të Energjisë në ndërtesën e Departamentit të Nënës dhe Fëmijës në këtë Spital.
Në këtë ceremoni, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian do të përfaqësohet nga Kryesuesi i Operacioneve z. Kjartan Bjornsson, ndërsa Ministria e Shëndetësisë përfaqësohet nga Sekretari Permanent dr. Ilir Tolaj, kurse Ministria e Energjetikës dhe Minierave nga Ministrja Justina Shiroka-Pula.
Projekti për Efikasitet të Energjisë në ndërtesën e Departamentit të Nënës dhe Fëmijës në Spitalin Regjional të Gjilanit ka kushtuar rreth 368.000 euro dhe është realizuar me fondet e Komisionit Evropian përmes Zyrës së saj ndërlidhëse në Kosovë, në bashkëpunim me MSH-në dhe MEM-in.
Ceremonia mbahet sot, (e enjte), 13. 01. 2011, në ora 11:00 në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Mediat janë të ftuara të marrin pjesë në këtë ceremoni!