Prishtinë, 11 prill 2017
Departamenti i Shëndetësisë në Burgje i Ministrisë së Shëndetësisë është njoftuar nga Udhëheqësi i Stacionarit në Burgun e Dubravës se gjatë të premtes dhe të shtunës ka pasur disa raste të raportuara të burgosurve që kanë pasur diare, të cilat janë trajtuar me terapi simptomatike nga ana e personelit mjekësor pas të cilit trajtim gjendja e tyre është përmirësuar.
Gjatë ditës së sotme nuk është shënuar asnjë rast, ndërsa personali mjekësor e ka lajmëruar IKSHP-në që t’i marr strishot (për analizë) për rastet me diare, të lajmëruara gjatë të premtes dhe të shtunës.