Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Informatë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  Prof. Naser Ramadani po merr pjese në inaugurimin e rrjetit të “International Resource Laboratories for Iodine (IRLI) Network” në Alma Ata në Kazakhstan prej 15-17 qershor 2011.
Duke qenë se Qendra e Laboratorëve Testuese e IKSHP-së është akredituar dhe pranuar anëtar i rregullt i “Regional Resource Laboratories for Iodine RRLI Network”, profesor Ramadani do të prezantojë atje të arriturat e IKSHP-së në akreditimin e laboratorëve me ISO 17 025,  me theks të veçantë në analizat e jodit dhe të arriturat e Kosovës në eliminimin e sigurt të deficiencës së jodit në kripë.
Ky rezultat është arritur bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e UNICEF-it.