Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

INFORMATË PËR INSTITUCIONET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Informohen të gjitha institucionet shëndetësore të sektorit publik dhe privat në Republikën e Kosovës se janë të obliguara të përdorin Dokumentët Unike Shëndetësore dhe Recetat në Sistemin Shëndetësor në përputhje më Udhëzimet Adminstrative Nr.01/2010 dhe Nr. 02/2010 si dhe Certifikatat Shëndetësore në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr 04/2013.
Këto Udhëzime Administrative mund ti gjeni në Web faqen e MSh, (www.msh.rks-gov.net).
Institucionet shëndetësore do të mund të furnizohen më Dokumentacionin e nevojshem sipas UA Nr. 01/2010, UA Nr. 02/2010 dhe UA Nr.04/2013 nga Operatori Ekonomik: “Litografia” Gjakovë, e cila është kontraktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kontakti
OE “LITOGRAFIA”
Tel/049 505 403
e-mail: litografia1@yahoo.com

Çmimet për të gjitha institucionet shëndetësore qoftë në sektorin publik ose privat janë unike dhe operatori ekonomik është i obliguar t’i përmbahet kontratës.

Inspektorati Shëndetësor dhe Inspektorati Farmaceutik i Republikës së Kosovës do të monitoroj zbatimin dhe mënyren e plotësimit të dokumentëve sipas Udhëzimeve administrative të lartëpermendura.