|
MSh ka mbështetur trajtimin jashtë vendit të pacientit kosovar me Leukemi akute Prishtinë, 11 dhjetor 2017 Me qëllim të eliminimit të keqinformimit dhe keqpërdorimit nga palë të ndryshme të rasteve që aplikojnë për trajtim jashtë vendit për sëmundjet që nuk mund të trajtohen në tërësi në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë informon publikun se, bazuar në legjislacionin në fuqi dhe dokumentacionin mjekësor, të prezantuar me rastin e aplikimit, ka mbështetur në vlerë prej 30 000 mijë eurove trajtimin mjekësor jashtë vendit të pacientit F.H., i prekur nga Leukemia akute. I njëjti, në MSh ka aplikuar për trajtim mjekësor jashtë vendit më 6 dhjetor 2017, ndërsa miratimi i trajtimit jashtë vendit dhe fletëzotimi për ta realizuar trajtimin i është lëshuar pas dy dite, më 8 dhjetor 2017. Shuma e ndarë është konform kritereve që i parasheh Udhëzimi Administrativ 03/2017 Trajtimi Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. MSh, gjithsesi, respekton të drejtën e pacientit për të zgjedhur spitalin për mjekim.
|




