Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Informatë për opinion

Prishtinë, 28 dhjetor 2015

Bazuar në një publikim në portale lidhur me trajtimin e një të paraburgosuri në Burgun e Prishtinës, (sipas deklaratave të një zyrtari të subjektit politik Vetëvendosje), të shtunën pasdite, veçanërisht me deklaratat se pacienti “ka kolabuar dhe se mjeku do ta trajtoj tek te hënën”, Departamenti i Shëndetësisë në Burgje i Ministrisë së Shëndetësisë,  jep  këto informata zyrtare lidhur me rastin:

  1. Të paraburgosurit,  i lindur më 07.11.1963, i është hapur dosja mjekësore më 14.12.2015, po atë ditë qe është sjell në institucion dhe ka ardhur me Dg. Diabetus Melitus tip 2 (qe 8 vite); Hiperthensio Artherialis dhe Dyslipidemia;
  2. Pacienti i paraburgosur, është trajtuar në mënyrë adekuate dhe të vazhdueshme dhe i është përcjellë gjendja shëndetësore 24 orë;
  3. Me datë 26.12.2015, në orën 12:40, pacienti ka pasur çrregullim të parametrave, përkundër asaj që ka qenë e shtunë, mjekja e ka vizituar, i ka bërë analizat e nevojshme dhe ka konstatuar se duhet të bëhen analiza shtesë, të cilat nuk bëhen në këtë institucion dhe për këtë qellim është referuar për QKUK.  Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar menjëherë dhe pacienti është dërguar në QKUK, ku i janë bërë analizat shtesë dhe është pastaj është kthyer në institucion, ku i janë stabilizuar parametrat dhe gjendja e pacientit ka qenë stabile dhe është monitoruar gjendja e tij me qenë se ka diagnozën e lartë cekur.

Bazuar në këto fakte, DShB dëshiron të shtojë edhe këto konstatime:

  1. MSh, përmes DShB kujdeset për të gjithë te burgosurit për sa i takon kujdesit shëndetësor, pa ndërprerë 24 orë, në të gjitha institucionet dhe pa dallim se cili është pacienti , çfarë vepre ka bërë, cilit nacionalitet ose subjekt i takon.
  2. Nuk qëndron fakti se, sipas publikimeve në media, pacienti pret mjekun “tek të hënën”, sepse, përkundër asaj që ishte fundjavë, Shërbimi Infermierik ishte dhe është prezent çdo herë, ndërsa mjeku është në thirrje dhe në rast nevoje ose e viziton pacientin ose e referon në institucion publik më të avancuar, varësisht nga nevojat, ashtu edhe siç ka ndodhur me rastin konkret.
  3. DShB po ashtu respekton edhe konfidencën mjekësore dhe nuk publikon të dhënat personale e as mjekësore për askënd.
  4. Po ashtu,  DShB kërkon nga mediat e caktuara që ta kursejnë opinionin nga këto publikime, duke respektuar pacientët në radhë të parë, familjarët e tyre të cilët brengosen, për hir edhe të respektimit të konfidencës mjekësore, profesionalizimit mjekësor e gazetaresk.