Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

INFORMATË

Përfaqësues të departamenteve të ndryshme të Ministrisë së Shëndetësisë, anëtarë të  Grupit punues për hartimin e akteve nënligjore: UA për Borde, Komitete dhe Komisione, plotësim-ndryshimi i UA për Edukim të vazhdueshëm mjekësor dhe Plotësim ndryshim i UA për TMJISHP; GP për harmonizimin e përshkrimit të vendeve të punës dhe caktimin e përgatitjes profesionale sipas katalogut të punës në Shërbimin Civil të Kosovës dhe Komisionit për hartimin e Rregullores së brendshme për pagesat e kryesuesve të Odave dhe të bordeve profesionale, nga data  2 deri më 4 shtator 2015 kanë marrë pjesë në një punëtori, të mbajtur në Durrës, gjatë të cilës, kanë finalizuar draftet e dokumenteve të lartshënuara.

Mbajtja e kësaj punëtorie është e mbështetur në Planin e Veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të dala nga Raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, të cilat ju kanë adresuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Përkitazi me disa shkrime në mediat e shkruara dhe të huazuara edhe nga portale të ndryshme, MSh informon opinionin se gjatë kësaj punëtorie, përkundër aludimeve të paargumentuara në media, nuk është bërë kurrfarë keqpërdorimi i mjeteve të taksapaguesve kosovarë, ndërsa shfrytëzimi i automjeteve zyrtare për pjesëmarrësit në punëtori është bërë në pajtim me Udhëzimin administrativ lidhur me shfrytëzimin e automjeteve zyrtare.

Gjatë punëtorisë, ka kontribuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, dr. Gani Shabani, përkundër që ka qenë në pushim vjetor zyrtarisht, ndërsa i njëjti nuk ka shfrytëzuar shërbimet e hotelit e as veturë zyrtare.

MSh informon se draftet e dokumenteve të hartuara, do t’i vihen edhe publikut në dispozicion gjatë fazës së konsultimeve publike dhe se çdo gjë sa i përket kësaj punëtorie, është bërë një pajtim me ligjet në fuqi.

MSh nuk dëshiron të përzihet në lirinë e shprehjes së medias, qoftë edhe kur ato dezinformojnë,  por konsideron se një minimum korrektësie në raportim, do t’u ndihmojë vet atyre që të jenë më të qëndrueshme në tregun mediatik të Kosovës dhe më të besueshme për publikun, ndaj të cilit kanë përgjegjësi për të raportuar drejt.