Prishtinë, 03 mars 2016
Kryeinspektorja e Inspektoratit Shëndetësor të Republikës së Kosovës, dr. Ardita Baraku me bashkëpunëtorë ka pritur sot kryeinspektorin e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, dr. Eltar Deda me bashkëpunëtorë.
Qëllimi i vizitës dy ditore e Inspektoratit Shëndetësorë të Shqipërisë në Kosovë, është njohja nga afër me punën e dy inspektorateve shëndetësore dhe thellimin e bashkëpunimit.
Po ashtu, gjatë ditës janë zhvilluar edhe vizita inspektuese të përbashkëta në institucionet shëndetësore publike dhe private të Kosovës, me qëllim për të shkëmbyer përvojat praktike te fituara në inspektim.
Përndryshe, vizita e delegacionit të Inspektoratit Shëndetësor të Republikës së Shqipërisë në Kosovë është në vijim të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, të nënshkruar më 25 prill 2014 në Prishtinë nga Ministrat e Shëndetësisë të dy shteteve, të takimit të mbajtur me datë 8 qershor 2015 në pikën kufitare Morinë të dy Kryeinspektorëve Shëndetësorë, si dhe vizitës së delegacionit të Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës me 04-07 nëntor 2015 ne Shqipëri.
Ndërsa, në kuadër të kësaj vizite, ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, nesër do të pres në takim delegacionin e Inspektoratit Shëndetësorë të Shqipërisë të Shoqëruar nga Ambasadori shqiptar në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi.