Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Inspektorati Farmaceutik mban punëtorinë për menaxhimin e barnave të pa përdorshme

Prishtinë, 29. 10. 2018

Me organizimin e Inspektoratit Farmaceutik nga data 26-28.11.2018 dhe me pjesëmarrjen e 14 përfaqësuesve (Farmacistë përgjegjës) që menaxhojnë me produkte dhe pajisje medicinale në tri nivelet e sistemit shëndetësor publik (Niveli parësor, dytësor dhe tretësor),  në Bogë të Rugovës, është mbajtur punëtoria interaktive tre ditore me temën “Menaxhimi i barnave të papërdorshme (barna të skaduara, barna të lëna nga pacientët, etj.) në Institucionet Publike shëndetësore”.

Qëllimi i punëtorisë ishte dhënia e këshillave dhe aftësimi i pjesëmarrëseve (Farmacistëve përgjegjës) për menaxhimin e mbeturinave mjekësore të papërdorshme dhe produkteve mjekësore që mbeten në institucion nga pacientët apo familjarë.

Gjatë kësaj punëtorie janë shtjelluar këto tema:

  • Baza ligjore që rregullon fushën e Farmaceutikës por dhe sistemit shëndetësor në tërësi
  • Zbatimi i Praktikave të Mirë Farmaceutike
  • Menaxhimi i produkteve medicinale, psikotrope dhe narkotike
  • Kontrolli i dokumentacionit farmaceutik për prodhuesit apo autorizuesit farmaceutik në Terminalet Doganore
  • Hapësirat e pranimit, deponimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së produkteve dhe pajisjeve medicinale në Institucione Shëndetësore
  • Menaxhimi i produkteve medicinale termolabile
  • Pranim/dorëzimi, ruajtja, ordinimi dhe menaxhimi i pjesës së mbetur të produkteve medicinale të pacientëve
  • Menaxhimi i produkteve dhe pajisjeve medicinale me afat të skaduar dhe të papërdorshme.

Punëtoria ka qenë interaktive, ku pjesëmarrësit përmes tryezave të diskutimeve kanë shkëmbyer përvojat e tyre në menaxhim të mbeturinave medicinale të pa përdorshme, barnat (jo të Listës Esenciale), të cilat lihen në klinika, reparte apo shërbimet e tjera stacionare nga pacientët,  familjarët, etj., si dhe nga pjesëmarrësit janë shkëmbyer përvojat dhe vështirësitë e hasura në terren.

Në përfundim të takimit janë nxjerr konkluzionet dhe rekomandimet.

Punëtoria është mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Sekretari i Përgjithshëm, Projektit KSV-017 i Qeverisë së Luksemburgut mbështetje për shëndetësinë në Kosovë, Komisioni për Edukim dhe Zhvillim të Vazhdueshme Profesional të Odës së Farmacistëve të Kosovës për vlerësim të temave të shtjelluar me çka dhe kjo punëtori është akredituar me pikë.