Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Inspektorati Farmaceutik mbyll 2 barnatore në Gjilan

 

Prishtinë, 10. 01. 2014

Inspektorati i Agjencionit të Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), ka urdhëruar ndalimin e përhershëm të veprimtarisë së dy subjekteve farmaceutike, duke konfiskuar produktet dhe pajisjet e tyre medicinale.

IFPPM me datë 08.01.2014, në Qytetin e Gjilanit ka zhvilluar aktivitete inspektuese në dy Qarkullues Farmaceutik me Pakicë:

–          Qarkulluesin farmaceutik me Pakicë- Barnatore Bardha pharm dhe

–          Qarkulluesin farmaceutik me Pakicë – Barnatore Bardhi

Gjatë inspektimit  janë  hasur këto parregullsi:

  1. Subjekti “Bardhapharm” ushtronte veprimtarinë e qarkullimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale: pa personel punonjës profesional-pa farmacist; pa qenë i pajisur  me licencë profesionale; ka qenë në posedim të produkteve medicinale, të cilat nuk kishin të drejtë qarkullimi në Kosovë; nuk posedonin banderolla të lëshuara nga AKPM; produkte medicinale me banderollë të MSh-së nga Lista Esenciale;  produkte medicinale me afat të skaduar dhe të papërdorshme.

Për shkak të këtyre pa rregullsive, përveç gjobave administrative, Inspektorati ka urdhëruar ndalimin e përhershëm të veprimtarisë  së këtij subjekti duke konfiskuar produktet dhe pajisjet medicinale.

  1.  Subjekti  “Bardhi” ushtronte veprimtarinë e qarkullimit të produkteve dhe pajisjeve medicinave pa personel punonjës profesional-pa farmacist; ka qenë në posedim të barnave pa banderollë të lëshuar nga AKPM dhe ka qenë në posedim të produkteve medicinale, të cilat ishin të pajisura me banderollë të Serbisë.

Për shkak të këtyre parregullsive, ushtrimit të veprimtarisë pa farmacist dhe qarkullimit të produkteve medicinale pa të drejtë qarkullimi, përveç gjobave administrative,  Inspektorati ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë, deri në ardhjen e farmacistit në vendin e punës, dhe ka konfiskuar produktet e paligjshme.

Inspektimi është kryer me kërkesë të Njësisë së Hetuesisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Drejtoria e Gjilanit.

 

 

 

AKPM-ja me Zyrtare të re për Informim

 

Zëdhënëse e AKPM-së është zgjedhur znj. Pranvera Behrami

 

Nga sot, zyrtarisht, Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale, në Zyrën e saj të informimit,  ka zëdhënësen e saj të re, Pranvera Behrami.

Për të rritur shkallën e transparencës së institucionit, për të qenë sa më të informuar rreth të gjitha çështjeve që ju interesojnë për AKPM-në, misionin e saj dhe rrjedhave të vazhdueshme, të cilat kanë të bëjnë me gjendjen aktuale të produkteve medicale që qarkullojnë në tregun kosovar, cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë e tyre, për informimin tuaj të saktë, të shpejt, do të përkujdeset Zyra për Informim e kësaj agjencie.

 

 

E-mail adresa zyrtare e AKPM-së e vënë në dispozicionin tuaj është:

Info@akpm-rks.org