Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Inspektorati Shëndetësor anëtarësohet në EPSO

Prishtinë, 21 prill 2015

Inspektorati Shëndetësorë i Republikës së Kosovës, është i anëtarësuar nga ky vit në Partneritetin Evropian të Organizatave Mbikëqyrëse të Shërbimeve Shëndetësore, dhe është i vetmi në rajonin e Ballkanit

Për dy ditë radhazi me 16-17, Inspektorati Shëndetësor i Republikës së Kosovës (Ish), ka marrë pjesë në Konference e 19 të EPSO (Partneriteti Evropian i Organizatave Mbikëqyrëse të Shërbimeve Shëndetësore), e mbajtur në Oslo të Norvegjisë.

Në këtë konferencë u shkëmbyen përvojat nga inspektoratet shëndetësore të shteteve të ndryshme nga Evropa, ku edhe Inspektoratit Shëndetësor të vendit tonë, ju dha rasti të prezantojë përvojat e saj rreth asistencës së TAIEX.

Konferencën e 19-të e EPSO-së, të mbajtur në Oslo, ISh-rë i Republikës së Kosovës, e shfrytëzoj të kërkoj nga inspektoratet e vendeve të tjera për mundësinë e përkrahjes së tyre për Inspektoratin Shëndetësor të Kosovës.