Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Inspektorati Shëndetësor ka kryer qindra inspektime në shëndetësi

Janë shqiptuar 60 vendime për institucione publike, private dhe individë; janë shqiptuar 29 vendime të shkallës dytë pas ankesave të institucioneve private; janë bërë 23 inspektime specifike në institucione publike për A (H1N1); 13 inspektime specifike me rastin e vdekjeve të pacientëve për A (H1N1); janë shqyrtuar 4 ankesa të qytetarëve; në 31 raste janë proceduar kërkesa të ndryshme si për inspektime, interpretime, etj .

Po ashtu, gjatë vitit që shkoi,  ISHK ka ngritur 10 kallëzime penale për mos respektim të ligjshmërisë, i janë bërë 3 përgjigje Gjykatës Supreme të Kosovës,  ku janë fituar rastet,  është bërë një inspektim tematik, është bërë Raporti i diagnozave që mund të shërohen në QKUK, janë  zgjidhur shumë probleme në Institucionet Shëndetësore me kërkesë të Ambasadave të Shteteve të ndryshme të vendosura në Prishtinë, ICO-së, Sigurimeve Shëndetësore, etj.

Inspektorati Shëndetësor, në kuadër të monitorimi të sektorit publik në mënyrë permanente kryen mbikëqyrjen e jashtme profesionale, gjegjësisht inspektimet në të gjitha institucionet Publike Shëndetësore; shërbimet shëndetësore në FSK dhe mbi 800 institucione shëndetësore private, bazuar nga të dhënat e Divizionit të Praksës Private.

Përmes aktiviteteve mbështetëse të Inspektoratit është arritru në fazën përfundimtare të licencimit të Institucioneve Private; ngritjen e nivelit të plotësimit të dokumentacionit mjekësor nga ana e personelit; eliminimin e  barnave me afat të skaduar nga institucionet, pajisja me infrastrukturë ligjore shëndetësore; mbyllja e institucioneve shëndetësore të pa licencuara; ngritja e kallëzimeve penale për personat të cilët e rrezikojnë shëndetin dhe  rritja e buxhetit të MSH-së përmes penalizimeve.