Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Inspektorati Shëndetësor mbështetet me asistencë teknike nga Komisioni Evropian (TAIEX)

Ky takim është i pari hap drejt avancimit të Inspektoratit Shëndetësor për të shërbyer në nivelin më të lartë kundruall rrethanave në Kosovë. Në periudhën kur sistemi shëndetësor në Kosovë po kalon nëpër një proces të reformave,  është me rëndësi përgatitja e Inspektoratit Shëndetësor për të përcjellë këtë reformë dhe që, qytetarët në Kosovë të dinë se institucione shëndetësore u përmbahen standardeve të kujdesit shëndetësor, janë të sigurta, janë më pak të kushtueshme financiarisht për të kërkuar shërbime në to.
Ministri Agani theksoi se me që qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë është përmirësimi i shëndetit të popullatës së Kosovës është me rëndësi që Inspektorat Shëndetësor të jetë i pavarur dhe i orientuar në rezultate të dukshme dhe të matshme, duke komunikuar haptazi me popullatën dhe përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore të Kosovës.

Znj. Vos theksoi se kur buxheti është i kufizuar, atëherë është mirë që të përkufizohet vlerësimi i  riskut për të zgjedhë se cilat gjëra në kujdesin shëndetësor janë me të vërtetë  më primare për kujdesin shëndetësor, ashtu që Inspektorati Shëndetësor të përkushtohet më shumë ndaj tyre, bazuar në  standardet dhe normat evropiane të kujdesit shëndetësor.

Dr. Ardita Baraku, Kryeinspektore  Shëndetësore, shtoi se i gëzohet mundësisë së shkëmbimit të përvojave të Inspektoratit Shëndetësor dhe mundësisë së zhvillimit të mëtejmë të kapaciteteve profesionale në bashkëpunim me ekspertët e TAIEX-it.
Përveç ekspertes Vos, Inspektorati Shëndetësor do të ndihmohet më tej me asistencë teknike edhe nga eksperti tjetër, Prof. Dr. Paul Robben, i cili ka përvojë me këshillime të inspektorateve të ndryshme nëpër Evropë.