Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Inspektorati Shëndetësor publikon raportin nëntë mujor

Po ashtu janë shqiptuar 13 vendime të shkallës së dytë për institucionet shëndetësore private dhe individë, janë ngritur 3 parashtrime të kallëzimeve penale ndaj Institucioneve Shëndetësore Private të cilat nuk i kanë respektuar Vendimet e Inspektoratit Shëndetësor dhe kanë vazhduar të ushtrojnë veprimtari shëndetësore pa pasur licencë nga MSH-ja si dhe janë shqyrtuar 2 ankesa të pacientëve/familjarëve për mos marrjen e shërbimeve shëndetësore nga Institucionet Shëndetësore.

Kurse, gjatë periudhës 1 korrik- 30 shtator 2009 janë kryer: 46 inspektime të rregullta në Institucionet Publike Shëndetësore; 14 Inspektime specifike në Institucionet Publike Shëndetësore; 53 Inspektime të rregullta në Institucionet Shëndetësore Private; 16 Inspektime specifike në Institucionet Shëndetësore Private.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 17 vendime të shkallës së parë për Institucionet Private shëndetësore për mbyllje dhe me gjobë.

Pas analizës së ankesave janë shqiptuar 5 vendime të shkallës së dytë për Institucionet Shëndetësore Private,  janë shqyrtuar 3 padi për konteste pranë Gjykatës Supreme ku është plotësuar në tërësi dokumentacioni dhe është përgjigjur në kohë dhe

janë shqyrtuar 2 ankesa të pacientëve/familjarëve për mos marrjen e shërbimeve shëndetësore nga Institucionet Shëndetësore.

Totali i inspektimeve për periudhën 1 janar – 30 shtator 2009 është: Inspektime të Institucioneve Publike 71 (inspektime në shumë klinika , reparte dhe njësi); inspektime të Institucioneve Private 148; Inspektime Specifike janë zhvilluar në 32 raste në institucionet shëndetësore publike;  Inspektime Specifike në institucionet shëndetësore private 34 raste, kurse janë shqiptuar mbi 39 vendime të shkallës së parë për Institucione Private dhe Individ,  18 vendime të shkallës së dytë për institucionet shëndetësore private dhe individë, janë ngritur 6 parashtrime të kallëzimeve penale ndaj Institucioneve Shëndetësore Private të cilat nuk i kanë respektuar vendimet e Inspektoratit Shëndetësor dhe kanë vazhduar të ushtrojnë veprimtari shëndetësore pa pasur licencë nga MSH-ja dhe janë shqyrtuar 4 ankesa të pacientëve/familjarëve për mos marrjen e shërbimeve shëndetësore nga Institucionet Shëndetësore.

ISH thekson se sukseset evidente te vërejtura gjatë kësaj kohe janë: Rritja e numrit të aplikuesve për Licencimin e Institucioneve,  plotësimi i dokumentacionit mjekësor nga ana e personelit shëndetësor, eliminimi i barnave me afat të skaduar nga institucionet; mbyllja e Institucioneve Shëndetësore të pa licencuara; ngritja e kallëzimeve penale për personat të cilët e rrezikojnë shëndetin dhe rritja e buxhetit të MSh-së përmes penalizimeve.

Kurse, ndër vështirësitë e hasura janë numri i vogël i inspektorëve, koha jo adekuate për punë (pushimet vjetore) dhe vështirësitë logjistike.

Inspektorati shëndetësor (ISH) duke u bazuar në planin e punës dhe planin e veprimit për vitin 2009 ka zhvilluar aktivitete në monitorimin e respektimit të ligjshmërisë, kodit etik, profesional dhe standardet e cilësisë nga ana e Institucioneve Publike dhe Private Shëndetësore.