Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Inspektorët shëndetësor trajnohen për dokumentimin e provave materiale në vendin e inspektimit

Në periudhën 14-16 Nëntor 2011 Inspektorati Shëndetësor i Republikës së Kosovës iu nënshtrua trajnimit mbi Mënyrën e dokumentimit dhe konfiskimit të provave materiale në vendin e inspektimit.
Trajnimi është organizuar nga Departamenti i Trajnimeve ndërsa është mbajtur nga ekspertët nga Njësia për Kontrollin e Kualitetit të Teknikës Kriminalistike, që të dyja të Policisë së Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrësit e cilësuan trajnimin si shumë të dobishëm për dokumentim cilësor të gjetjeve gjatë inspektimeve.
Dr. Ardita Baraku, Kryeinspektore Shëndetësore, falënderoi Policinë e Kosovës për kontributin e dhënë dhe u zotua për ngritje të nivelit të bashkëpunimit midis Inspektoratit Shëndetësor dhe Policisë së Kosovës, në fushat e përbashkëta të interesit.