Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënoi 85 vjetorin e themelimit

Drejtori i IKSHP-së Dr. Naser Ramadani tha se Instituti si institucion më i lartë profesional, shkencor dhe hulumtues i shëndetësisë publike me visionin për “Popullatë të shëndoshë , në një mjedis të shëndoshë,  në shtet të shëndoshë” ka objektiv parandalimin e sëmundjeve përmes intervenimit në procesin fillestar, duke identifikuar faktorët e rrezikut që ndikojnë në sëmundshmërinë e popullatës. Ai përmendi  suksesin e IKSHP-së në luftimin e shumë sëmundjeve infektive duke zbatuar  programin e zgjeruar të imunizimit, çrrënjosjen e paralizës së fëmijëve, kompletimin e Qendrës Kombëtare të Gripit, kontrollin e kualitetit të ujit, ajrit dhe ushqimeve. Profesor Ramadani përmendi edhe ndihmën e vazhdueshme të organizatave ndërkombëtare për gjithë sistemin shëndetësor në përgjithësi dhe ndihmën për IKSHP-në në veçanti. U përmend edhe bashkëpunimi i ngushtë me Institutet Publike në Shkup dhe Tiranë, me ç’rast 85 vjetorin e puës e përshëndetën edhe përfaqësues të këtyre Instituteve.

Drejtoria e Akreditimit të Kosovës ia dorëzoi Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Certifikatën e Akreditimit të Institutit, akreditim për laboratoret testuese sipas standardit ISO/IEC 17025 në fushën e analizave fiziko-kimike të ujit të pijes, kontrollit të cilësisë së ushqimit dhe anlizave mikrobiologjike të ujit dhe ushqimit.

Në fund u shfaq një dokumentar që pasqyronte punën dhe zhvillimin e IKSHP-së.