Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Instituti Onkologjik pranoi donacion një aparat mamografie

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi falenderoi të gjithë profesionistët shëndetësor, si ata kosovar ashtu edhe ekspertët e huaj, që nga vullneti i mire, janë angazhuar me shumë entuziazëm për ta jetësuar këtë projekt. “Diagnostifikimi i hershëm i kancerit të gjirit te femrat, është një nga objektivat në kuadër të Strategjise Sektoriale të Ministrisë së Shëndetësisë. Ne me përkushtim do të punojmë në preventivë për të ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga “ky vrasës” i femrave.  Trajnimi i kuadrove kosovare për mamografi në këtë moment është i rëndësishëm sepse jemi në përmbyllje të procesit për ta funksionalizuar Institutin Onkologjik, tha me këtë rast Ministri Bukoshi.

Radiology Mammography International (RMI) është organizatë joprofitabile e përkushtuar në mbështetje të nevojave për mammografi dhe edukim për kancer të gjirit në vendet në zhvillim, në gjithë botën: përmes asistencës teknike, donacioneve dhe trajnimit praktik. Pas vizitës vlerësuese të suksesshme që dr. Hirsh dhe ka pasur në tetor të vitit të kaluar është aprovuar projekti i mamografisë për QKUK në Prishtinë dhe Spitalin Rajonal në Pejë. Ekipi mjekësor i RMI përbëhet nga profesionist të kësaj fushe si:  radiolog, teknologë të mamografisë, kirurg, specialist të kujdesit paliativ, edukatorë të Shëndetit të gruas, ekspertë këta që do të realizojnë të katër komponentet e këtij projekti. Të gjithë janë profesionistë shëndetësor që punojnë në baza vullnetare dhe kanë marrë pjesë në shumë misione në mbarë globin.