Kurse, pas 14 konferencave vjetore të organizuara nga Shoqatat e Stomatologëve nga Shqipëria, Kosova dhe Shoqata e Stomatologëve shqiptarë nga Tetova, në takimin e organizuar në Strugë, kanë vendosur që të mbahet Kongresi i parë ndërkombëtar mbarë-shqiptar i Stomatologjisë, i cili do të organizohet në çdo dy vjet.
Pas mbajtjes së Kongresit të parë në Tiranë, kongreset e radhës do të mbahen në Kosovë më 2011 dhe në Tetovë 2013.
Kongresin e sapo mbajtur në Tiranë, e ka shpallur të hapur, Dr. Ruzhdie Qafmolla, derisa punimet e tij janë përshëndetur edhe nga vetë Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Prorektori i Universitetit të Tiranës, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë dhe kryetari i shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës, dr. Ali Gashi.
Kongresi kishte 750 pjesëmarrës aktivë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, SHBA, Turqia, Italia , Polonia e Gjermania, ndërsa stomatologët nga ky kongres përfituan njohuri të reja dhe kanë vijuar edukimin e vazhduar profesional lidhur me ofrimin e shërbimeve stomatologjike në standardet e Bashkimit Evropian.