Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Intensifikohet bashkëpunimi me Maqedoninë në shëndetësi

 

Prishtinë, 31. 03. 2011

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, z. Stojan Karajanov dhe drejtues të spitalit privat “Sistina “ nga Shkupi.
Në këtë takim u pajtua që të fillohet bashkëpunimi për sigurimin e kushteve të barabarta për trajtimin mjekësor të pacientëve nga Kosova me qytetarët e Republikës së Maqedonisë në këtë vend.
Udhëheqësit e këtij spitali nga Shkupi, kanë premtuar se pacientëve kosovarë, të cilët do të trajtohen në Maqedoni në bazë të  Marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, do t’u ofrohen çmime të njëjta të shërbimeve me ato të cilat Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë i kontrakton për qytetarët e këtij shteti.
Ministri Agani mirëpriti ofertën  e këtij spitali dhe ka premtuar kushte të barabarta për konkurrim në kuadër të Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore të Kosovës.