Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Italia ndihmon IKSHPK me pajisje për Mikrobiologji

Prishtinë, 26.11.2015

Ambasadori i Italisë në Kosovë, z. Andreas Ferrarese mori pjesë në dhurimin e pajisjeve dhe reagjensëve për laboratorët mikrobiologjikë të IKSHP-së për Prishtinë dhe Prizren, donacion nga Qeveria e Italisë.

Dhurimi i këtij donacioni ka ardhur si rezultat i një kërkese të veçantë të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), për të ngritur kapacitetet diagnostikuese në fushën e zbulimit të infeksioneve spitalore.

Ambasadori Ferrarese, tha se vendi i tij është i përkushtuar që të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve shëndetësore në Kosovë, duke pasuar parasysh që në Kosovë ka ekspertë të mirë të fushave mjekësore dhe me qëllimin që pacientët këtu të marrin shërbime sa më cilësore në vendin e tyre.

Dr. Lul Raka nga Departamenti i Mikrobiologjisë (IKSHP) falënderoi Qeverinë italiane për këtë projekt mbështetës në fushën e diagnostikimit të hershëm të infeksioneve të ndryshme, duke theksuar se përmes bashkëpunimit IKSHP po fiton përkrahje të rëndësishme në fuqizimin e kapaciteteve të tij.

Donacion janë dy aparatura të kulturës së gjakut dhe reagjensave relevantë që kapin vlerën prej 44 mijë eurosh.