Duke respektuar se secili fëmijë meriton fillim të shëndoshë të jetës, Java Evropiane e Imunizimit duhet të shfrytëzohet për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e vaksinimit dhe përforcimit të sistemit të imunizimit.
Pra, qëllimi i Javës Evropiane të Imunizimit është të ngrihet shkalla e vaksinimit sa më shumë.
Motoja e sivjetme e javës së Imunizimit është: “Parandalo, Përkrah, Vaksino!”. Përmes kësaj motoje, promovohet mesazhi kryesor se vaksinimi i secilit fëmijë është i rëndësisë vitale për të parandaluar sëmundjet dhe mbrojtur shëndetin.
Javës Evropiane e Imunizimit , e cila shënohet edhe në Kosovë zgjat prej 24 Prill deri më 1 Maj.
Konferenca mbahet në të shtunën (24 prill 2010) në ora 10: 00 në IKSHP në Prishtinë.
Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet!