Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ka filluar vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca

Ka vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës. Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë.

Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për punë e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19.