Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ka ndërruar jetë Prim. Dr. Daut Mustafa

Pas kësaj, ai do të inkuadrohet si mjek sekondar në Spitalin e Prishtinës më 12 prill 1943, për të vazhduar pastaj në teren me punë në sanitet, ku gjatë vitit 1945, ndër të tjera transferohet në Gjakovë si referent saniteti i rrethit,dhe si i vetmi mjek udhëheq edhe stacionarin e vogël me 40 shtretër.
Në maj të vitit 1946 dërgohet në Repartin Kraharor të Spitalit Shtetëror në Beograd, ku punon dhe ndjek kursin e organizuar nga lëmia e Ftiziologjisë dhe me t’u kthyer nga Beogradi, në tetor caktohet të punojë përkohësisht në Dispanserin Antituberkuloz me Stacionar në Pejë. 
Më 20 dhjetor 1946 transferohet në Prizren me detyrë me e hap dhe organizon dispanserin me stacionar. Në maj të vitit 1947 për nevoja shërbimi, sërisht transferohet në Pejë dhe pas dy muajve, për shkak se dispanseri mbetet pa mjekë, sërish, dhe kësaj radhe definitivisht transferohet në Prizren, ku jetoi deri në ditën e sotme.
Prej atëherë, e deri në  pensionim, më 1 shtator 1985, dr. Daut Mustafa, shërben si mjek -shef i dispanserit antituberkuloz me stacionar, pastaj kryeshef i Shërbimit antituberkuloz, gjegjësisht Shërbimit kundër sëmundjeve mushkërore në tërësi;  dhe në fund prej vitit 1968 e deri me 1976 si drejtor i Qendrës Medicinale.
Ai është nderuar atë me një varg çmimesh nga të cilët veçohen dhënia e titullit “Primarius “ më 1966 nga Komisioni i atëhershëm Fedarativ.