Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kanë vazhduar punimet në Onkologji

Punimet e bërë këtyre ditëve kanë pasur për qëllim që të pamundësojnë një depërtim tjetër të ujit në objektin e Onkologjisë që do të bënte dëmtimin e aparaturave dhe do të shtynte funksionaliizimin e tij, ndërkohë që MSh bashkë me QKUK, do të ndërmarrin masa të tjera, me qëllim që në këtë objekt dhe në rrjetin e saj, të sanohen edhe lëshimet e tjera të identifikuara, ashtu që pas futjes në funksion të Onkologjisë, puna aty të mos ndërpritet për probleme të natyrave sikur deri tani.

Punimet e sotme në Onkologji i ka inspektuar edhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të QKUK-së, dr. Lulzim Emini.